Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, komentoi shfrytëzimin e trupave koreano-veriore nga Rusia në Ukrainë.
Ai tha se forcat koreano-veriore po përjetojnë humbje masive në vijën e frontit, me një mijë të vrarë ose të plagosur vetëm javën e fundit në rajonin Kursk të Rusisë.
“Është e qartë se liderët ushtarakë rusë dhe koreano-veriorë po i trajtojnë këta trupa si ‘material shpenzues’ dhe po i urdhërojnë në sulme të dëshpëruara kundër mbrojtjeve ukrainase”, tha Kirby.
Ai e përshkruar ofensivën e trupave koreano-veriore si “sulme masive dhe të çarmatosura”, shkruan skynews.
Kirby shtoi se presidenti amerikan, Joe Biden ka të ngjarë të miratojë një tjetër paketë ndihme për sigurinë e Ukrainës.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/