Site icon Telegrafi

SHBA-ja do të dërgojë raketa Stinger dhe municione në Ukrainë në një paketë të re prej 125 milionë dollarësh

SHBA-ja ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën që do të përfshijë raketa Stinger, municione artilerie dhe sisteme kundër blindave.

Ndërkohë, së fundmi Ukraina ka pranuar edhe grupin e parë të aeroplanëve të shumëpritur F-16, një përpjekje kjo që pritet ta ndihmojë Kievin në rindërtimin e forcave ajrore.

Bëhet e ditur se F-16 të ndërtuar nga Lockheed Martin kanë qenë në listën e dëshirave të Ukrainës për një kohë të gjatë për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese dhe disponueshmërisë globale, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Danimarka është zotuar t’i dhurojë ushtrisë ukrainase gjithsej 19 aeroplanë, ndërsa Holanda ka premtuar të dorëzojë 24 të tillë.

Norvegjia gjithashtu do t’i dhurojë Ukrainës 6 aeroplanë luftarakë F-16.

Pilotët dhe stafi tokësor ukrainas janë trajnuar nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë. /Telegrafi/

Exit mobile version