Pentagoni mbajti sot një tjetër konferencë për pushtimin rus të Ukrainës, ku nuk kishte shumë gazetarë.
Por, gazetari i Foreign Policy, Jack Detsch ka zbuluar disa prej detajeve të konferencës së mbajtur gjatë ditës së sotme.
Ai thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë sisteme antiraketë “Patriot”, duke shpjeguar se një veprim i tillë do të detyronte Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa në Ukrainë.
NEW: U.S. will NOT provide Patriot missile defense batteries to Ukraine: senior U.S. defense official.
Giving Ukraine top-grade American missile batteries would force the U.S. to send troops to the war-torn country, which BIDEN has ruled out.
— Jack Detsch (@JackDetsch) March 10, 2022
Gjithashtu në takim u tha se çdo ditë të agresionit, rusët lëshuan sot mbi 50 raketa në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara vlerësuan se Rusia nuk e ka përmirësuar koordinimin ushtarak të saj tokë-ajër as dy javë që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu arrijnë në përfundimin se nuk ka pasur sulme të mëdha në perëndim të Ukrainës. /Telegrafi/
https://youtu.be/pASE-wlmxBo?t=2