Së fundmi, SHBA-ja ka kryer një sulm për “vetëmbrojtje” kundër një rakete anti-anije të lëshuar nga Houthit e Jemenit.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, forcat amerikane e identifikuan raketën balistike në zonat e kontrolluara nga Houthit dhe e shkatërruan pasi përcaktuan se ajo paraqiste kërcënim për anijet tregtare dhe ato të marinës amerikane në rajon.
Ky veprim nga SHBA-ja erdhi pas sulmit të fundit të Houthive drejt një cisterne nafte në Gjirin e Adenit.
Grupi rebel që për shënjestër kishte anijen Marlin Luanda, gabimisht ka goditur cisternën e naftës duke shkaktuar zjarr të madh, nga i cili nuk raportohet për të lënduar.
Sulmi i fundit llogaritet paralajmërim për anijet e tjera ndërkombëtare që të kalojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.
Ndryshe, nga nëntori, Houthit kanë nisur dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, si shenjë solidariteti me palestinezët e Gazës.
SHBA-ja dhe Britania e Madhe i janë kundërpërgjigjur me sulme, por synojnë gjithashtu edhe të ndërpresin burimet financiare të grupit rebel me anë të sanksioneve. /Telegrafi/
U.S. Conducts Self-Defense Strike Against Houthi Anti-Ship Missile
On Jan. 27 at approximately 3:45 a.m. (Sanaa time), U.S. Central Command Forces conducted a strike against a Houthi anti-ship missile aimed into the Red Sea and which was prepared to launch. U.S. Forces… pic.twitter.com/UcHqDiyT1I
— U.S. Central Command (@CENTCOM) January 27, 2024