Site icon Telegrafi

SHBA-ja kërkon tërheqjen e vendimit të Ivanovit për faljen e politikanëve

Në lidhje me vendimin e fundit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë në hetime, ka reaguar John Kirby, Ndihmës-sekretar dhe Zëdhënës në Zyrën për marrëdhënie me publikun të SHBA-ve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë njoftim thuhet se SHBA-të janë mjaft të shqetësuar nga paralajmërimi i kryetarit Ivanov për të falur persona të cilët janë subjet i hetimeve në lidhje me skandalin e përgjimeve. Nëse ky vendim zbatohet atëherë do të mbrohen zyrtarë të korruptuar dhe do t’u mohohet drejtësia popullit të Maqednisë, si edhe do të minojë sundimin e ligjit, integritetin e sistemit juridik të vendit dhe besueshmërinë e përkushtimit të liderëve të këtij vendi ndaj vlerave themelore të NATO-s dhe BE-së.

Më tej, John Kirby, thotë se SHBA-të, si mike e Maqedonisë, fuqishëm kërkojnë që kryetari Ivanov të tërheqë këtë vendim, dhe të lejojë Prokurorinë Speciale Publike – e themeluar si pjesë e marrëveshjes së Përzhinos – të hetojë dyshimet serioze të keqpërdorimit të pushtetit dhe të lejojë gjykatat të bëjnë punën e tyre. Kirby inkurajon partitë politike që të vazhdojnë me reformat që do t’i forcojnë institucionet demokratike dhe ta kthejnë Maqedoninë në rrugën drejt zgjedhjeve të besueshme dhe integrimit euro-atlantik./Telegrafi/

Exit mobile version