Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë harxhuar 96 për qind të fondeve që kishin ndarë për Ukrainën.
Kështu u tha gazetarëve këtë mbrëmje zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Ky i fundit deklaroi se Uashingtoni beson se Ukraina mund të rifitojë territoret e saja, por pranoi se përparimi ka qenë i ngadaltë.
Këtë javë, kreu i thesarit amerikan i kishte bërë thirrje Kongresit amerikan të ndante edhe 11.8 miliardë dollarë për Ukrainën, si pjesë e kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden për shpenzime shtesë.
Kujtojmë se SHBA-ja ka ndihmuar më së shumti forcat ushtarake ukrainase në luftën kundër pushtuesit rus, raporton skynews.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/