Site icon Telegrafi

Rusia formon “batalionin Buryat” me staf nga Koreja e Veriut, por 18 ushtarë tashmë kanë dezertuar

Rusët kanë mbledhur një “batalion special Buryat” të përbërë nga qytetarë të rekrutuar nga Koreja e Veriut, por 18 prej tyre tashmë janë arratisur nga pozicionet në kufirin e rajoneve Bryansk dhe Kursk i Rusisë.

Sipas Ukrainska Pravda, dezertimet kanë ndodhur 7 kilometra nga kufiri shtetëror me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Një burim i Ukrainska Pravda në shërbimet speciale tha se arsyet e dezertimit të verikoreanëve ishin të panjohura dhe se forcat ruse kanë filluar t’i kërkojnë ata – duke u përpjekur të fshehin këtë informacion nga komanda më e lartë.

Raportet kishin qarkulluar më parë lidhur me formimin e një “batalioni special Buryat” me staf nga Koreja e Veriut në ushtrinë ruse.

Numri i personelit në njësi vlerësohet deri në 3000. Batalioni ka të ngjarë të përfshihet në aktivitete luftarake rreth vendbanimeve Sudzha dhe Kursk. /Telegrafi/

 

Exit mobile version