SHBA-të kanë treguar detaje të reja mbi numrin total të armëve të cilat i kanë dërguar në Ukrainë, që nga fillimi i konfliktit me 24 shkurt e deri më tani.
Vlera e pajisjeve ushtarake të dërguara në Ukrainë deri më tani kap shifrën e mbi 4 miliardë dollarëve, dhe shumica e këtyre pajisjeve kanë arritur në Ukrainë, dhe SHBA-ja deri më tani është kontribuuesja më e madhe, transmeton Telegrafi.
Këto janë armët dhe pajisjet e dërguara deri më tash:
6,500 raketa anti-tank Javelin
20,000 armë të lehta anti-blind
1,400 raketa kundër ajrore Stinger
108 mjete të artilerisë Howitzer me 220.000 predha
4 mjete të sistemit raketor HIMARS
121 Phoenix Ghost dhe 700 Switchblade, dronë sulmues
200 mjete të blinduara për bartje të personelit
Disa qindra vetura të modelit Humvee
20 helikopterë sovjetik MIG-17
7,200 automatik me kalibër 50mm
3 AN/TPQ-36, radarë që detektojnë predhat
Këto pajisje zakonisht përfundojnë në lindje të Ukrainës në qytetin e Donbas, zonë kjo ku janë fokusuar luftimet.
Kievi zyrtar vazhdimisht po bënë thirrje për furnizim me armë për të përballuar sulmet nga Moska zyrtare, sulme të cilat po kryhen me mjete më të avancuara duke qenë se ajo zonë gjendet afër kufirit rus. /Telegrafi/