Telegrafi

SHBA-ja me buxhet rekord për shpenzimet e ushtrisë – përfshihet edhe ndihma për Ukrainën

Kongresi amerikan mbështet projektligjin për autorizimin e ndihmave të tjera për Ukrainën.

Më shumë se dy të tretat e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së kanë votuar në favor të një projektligji të ri që autorizon ndihma më të mëdha ushtarake për Ukrainën.

Akti për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare sjell me vete një shumë rekord prej 886 miliardë dollarësh (806 miliardë euro) për shpenzimet ushtarake vjetore – rritje prej 3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Përveç ndihmës së shtuar për Kievin, ai gjithashtu mbështet politikat kundër Kinës në rajonin e Paqësorit.

Numrat ishin 305-115 në favor të projektligjit – më shumë se shumica e dytë e nevojshme për të kaluar masën dhe tashmë ai do t’i dërgohet Shtëpisë së Bardhë për t’u nënshkruar nga presidenti Joe Biden.

Edhe demokratët dhe republikanët e kanë mbështetur fort projekligjin, raporton skynews.

Projektligji i shkruar në 3100 faqe, autorizon presidentin të rrit pagat për trupat ushtarake me 5.2 për qind këtë vit dhe blerjen e luftanijeve, municioneve dhe aeroplanëve. /Telegrafi/