Site icon Telegrafi

SHBA hedh poshtë planin e Netanyahut për Gazën

Palestinezët duhet të drejtojnë Gazën pasi Izraeli të përfundojë luftën e tij kundër Hamasit, thanë Shtetet e Bashkuara të mërkurën, duke hedhur poshtë idenë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Izraeli do të ishte përgjegjës për sigurinë e Gazës për një kohë të pacaktuar.

Persona të armatosur të Hamasit nga Gaza shkelën kufirin me Izraelin më 7 tetor dhe vranë 1.400 njerëz, transmeton Telegrafi.

Një muaj më vonë, Uashingtoni filloi diskutimet me liderët izraelitë dhe arabë për një të ardhme për Rripin e Gazës që nuk do të sundohej nga Hamasi.

Lexo po ashtu Kush është Yahya Sinwar, 'orkestruesi kryesor i sulmit të 7 tetorit' dhe njeriu më i kërkuar nga Izraeli?

Megjithëse plani nuk është shfaqur ende, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, të mërkurën parashtroi linjat e kuqe dhe pritshmëritë e Uashingtonit për rajonin e rrethuar bregdetar, në komentet e tij më të gjera deri më tani mbi këtë çështje.

“Nuk ka riokupim të Gazës pas përfundimit të konfliktit, asnjë përpjekje për të bllokuar apo rrethuar Gazën, asnjë reduktim të territorit të Gazës”, tha Blinken në një konferencë për shtyp në Tokio.

Blinken tha se mund të ketë “një periudhë tranzicioni” të nevojshme në fund të konfliktit, por se qeverisja e Gazës pas krizës duhet të përfshijë palestinezët.

Lexo po ashtu "Nuk ka mbetur asgjë": Palestinezët që ikin në jug përshkruajnë situatën e rëndë në qytetin e Gazës

“Ai duhet të përfshijë qeverisjen e udhëhequr nga palestinezët dhe bashkimin e Gazës me Bregun Perëndimor nën Autoritetin Palestinez”, tha kreu i diplomacisë amerikane.

Të hënën, Netanyahu i tha ABC News se Izraeli do të kishte “pafundësisht” përgjegjësinë për sigurinë e enklavës pas luftës.

Zyrtarët izraelitë që atëherë janë përpjekur të sqarojnë se nuk kanë ndërmend të pushtojnë Gazën pas luftës, por ende nuk kanë artikuluar se si mund të ofrojnë siguri pa mbajtur një prani ushtarake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version