Site icon Telegrafi

SHBA dhe Britania kryejnë raundin e katërt të sulmeve kundër Houthi-ve në Jemen

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kryen sulme kundër të paktën një duzinë objektivash Houthi në Jemen, sipas dy zyrtarëve amerikanë, duke shënuar herën e katërt që koalicioni ndërkombëtar ka nisur një sulm të kombinuar ndaj grupit rebel të mbështetur nga Irani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmet përfshijnë të paktën dhjetëra objektiva nëpër vende të shumta në Jemen, sipas një prej zyrtarëve, duke përfshirë objektiva në kryeqytetin Sanaa dhe gjetkë.

Objektivat përfshinin armë Houthi, vende radari, qendra komandimi dhe kontrolli, si dhe objekte nëntokësore për ruajtjen e armëve.

Ky raund i fundit i sulmeve vjen pasi Pentagoni pranoi se Houthi-t kanë kryer së fundmi më shumë sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit – disa nga rrugët ujore më kritike në botë.

Të enjten, zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh tha se kishte pasur “një rritje të sulmeve nga Houthis” gjatë disa ditëve të fundit.

Këto sulme të vazhdueshme – të cilat Houthi-t thonë se janë në solidaritet me palestinezët në mes të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza – kanë shkaktuar një rënie masive të lëvizjes së anijeve që udhëtojnë nëpër kanalin e Suezit. /Telegrafi/

Exit mobile version