Telegrafi

SHBA dërgoi qindra raketa anti-ajrore Stinger në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Ukrainës qindra raketa Stinger, si pjesë e paketës së ndihmës prej 350 milionë dollarësh që i premtoi javën e kaluar administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Zyrtarët e Kongresit i thanë NBC se SHBA kishte dorëzuar më shumë se 200 raketa gjatë ditës së hënë, raporton cnn.

Paketa përfshin gjithashtu raketa dhe municione antitank Javelin, të cilat qeveria ukrainase ka thënë se duhet të luftojnë avancimin e ushtrisë ruse.

Raketat Stinger mund të përdoren për të rrëzuar avionët. Gjatë Luftës së Ftohtë, qeveria amerikane furnizoi fshehurazi luftëtarët afganë të rezistencës me thumbues për të rrëzuar helikopterët rusë mbi Afganistan.

Gjermania njoftoi fundjavën e kaluar se po dërgon edhe 500 raketa Stinger në Ukrainë. /Telegrafi/