Gjyqtari anglez, David Coote mund të ketë dëmë të mëdha financiare pas dënimeve që i kanë ardhur nga Liga Premier, UEFA dhe FIFA shkaku i një videoje të publikuar së fundmi.
Cotte bëri bujë të madhe pasi iu publikua një video ku shante klubin e Liverpoolit dhe trajnerin Jurgen Klopp.
Pas kësaj videoje, organizata e Gjyqtarëve të Ligës Premier (PGMOL) ka hapur një hetim dhe ka konfirmuar se Coote është suspenduar me efekt të menjëhershëm deri në vërtetësinë e provave.
Megjithatë, ky nuk është dënimi i vetëm për gjyqtarin 42-vjeçar nga Nottinghami.
David Coote has been booted off UEFA and FIFA’s match list as the fall-out grows from his video rant at Jürgen Klopp and Liverpool.
The referee is now expected to quit before he is sacked and it has been reported that this will cost him more than £1M in earnings.
🗞️ @SunSport pic.twitter.com/zU3uWcO4fD
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 13, 2024
David Coote është eliminuar edhe nga lista e ndeshjeve të UEFA-s dhe FIFA-s, gjë e cila do ta dëmtoj rëndë financiarisht.
Sipas mediumit The Sun, mos-gjykimi i ndeshjeve në futbollin anglez dhe në garat evropiane do t’i kushtojë atij me humbjen e më shumë se 1 milion funteve. /Telegrafi/