Tenistja e famshme ruse, Maria Sharapova, është ndarë nga i dashuri i saj, Grigor Dimitrov, pas dy vjetësh romance.
Bullgari 24-vjeçar konfirmoi lajmin duke thënë se çifti ka ndarë rrugët dhe se i uron fat dhe sukses ruses.
Lajmi vjen vetëm dy javë pasi Sharapova pësoi në finale nga ish e dashura e Grigorit, Serena Williams.
“Rrugët tona janë ndarë”, ka thënë numri 16 në ranglistën e tenisit për mediat bullgare. “Kemi pasur momente të mrekullueshme bashkë”, transmeton koha.net.
“I uroj lumturi dhe sukses në jetë dhe tenis. Tani jam i koncentruar maksimalisht në lojën time dhe jam i sigurt se rezultatet do të vijnë së shpejti. Kjo verë është gjithçka e re për mua”, shtoi ai.
Çifti për lidhjen njoftoi në muajin maj të 2013-ës për lidhjen, ndërsa spekulohej se ishin bashkë që nga fillimi i atij viti.
Përpos Grigorit që ka ndërruar të dashurat teniste, edhe Sharapova ka pasur përvojë të ngjashme. Siç raporton “Daily Mail”, ajo ishte në lidhje me tenistin Andy Roddick dhe më pas me basketbollistin Sasha Vujacic me të cilin ishte e fejuar. Sharapova ishte në lidhje edhe me këngëtarin Adam Levine.