Site icon Telegrafi

Shaqiri, Xhaka e Mehmedi shprehin pikëllimin e tyre pas lajmit për vdekjen e Florijanës

Florijana Ismaili (Instagram/_florij)

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehemedi, janë ndër personazhet që kanë shprehur pikëllimin e tyre, pas lajmit për gjetjen e trupit të pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili.

24-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur të shtunën pasdite dhe ekipet e kërkim-shpëtimit ishin vënë në kërkim të saj.

Lexo po ashtu Shaqiri, Xhaka, Mehmedi dhe gjithë shqiptarët luten për Florijana Ismailin

Në ditën e katërt të kërkimeve, një robot special për kërkim nënujor e ka gjetur trupin e pajetë të lojtares në thellësi prej 204 metrash.

“Jam thellësisht i shokuar nga vdekja e Florijana Ismailit. Familja ime dhe unë duam të shprehim ngushëllimet tona për familjen e Florijanës dhe të afërmve të saj”, ka shkruar Shaqiri në një postim në Instagram.

(Foto: InstaStory/granitxhaka)

Ngushëllime për vdekjen e Florijanës kanë shprehur edhe Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi përmes postimeve në rrjetet sociale.

(Foto: InstaStory/admirmehmedi14)

Ndryshe, Florijana ka qenë futbollistja e vetme shqiptare që ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës, për të cilën kishte regjistruar 33 paraqitje. Ndërkaq, që nga viti 2011 ka qenë pjesë e Young Boys, ku ishte edhe kapitene. /Telegrafi/

Exit mobile version