Telegrafi

Shaqiri shënon gol të bukur në fitoren e Chicago Fire

Xherdan Shaqiri është rikthyer te goli në elitën e futbollit amerikan MLS dhe ka kthyer Chicago Firen te fitorja.

Sulmuesi kosovar ka qenë titullar në fitoren 3-1 që Chicago Fire e arriti përballë Inter Miamit, derisa ka dhënë kontribut me një gol të realizuar.

Reprezentuesi zviceran realizoi gol të bukur në minutën e 64-të, kur  gjet bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 2-0.

Për Shaqirin ky ishte goli i pestë këtë edicion në MLS derisa ka edhe tetë asistime.

30-vjeçari iu bashkua klubit amerikan në shkurtin e këtij viti, derisa ka humbur disa ndeshje shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/