Gary Neville njihet për karrierën e tij të madhe te Manchester Unitedi dhe Përfaqësuesja e Anglisë, por së fundmi anglezi është përfolur shumë edhe për deklaratat ndaj Xherdan Shaqirit.
Legjenda e Djajve të Kuq kishte thënë se anësori shqiptar është një nga personat përgjegjës që Stoke City ka rënë nga Liga Premier.
Gjithashtu Neville ishte një nga ata që besonte se Xherdani nuk do të ketë sukses tek Reds.
“Nuk më shqetëson se çfarë ai (Neville) thotë. Nuk më intereson nëse ai thotë se tani po përpiqem shumë”, ka thënë Shaqiri për Blick.
“Shumë kanë dyshuar se transferimi te Liverpooli është shumë i madh për mua. Por, unë isha gjithmonë i qetë.”.
“E dija që duhet të isha i qetë për shkak të përvojës te Bayerni dhe Interit, punë dhe fokus, e pastaj kur të më vinte rasti imë ta shfrytëzoja”.
I pyetur se a do e takonte Nevillen për një kafe për të diskutuar mendimet e tyre të ndryshme në futbollit, Xherdani u tregua i ashpër.
“Jo”, ishte përgjigjja e shpejtë dhe e prerë e Shaqirit.
27-vjeçari aktualisht është me Përfaqësuesen e Zvicrës në Ligën e Kombeve, por ai nuk kursen fjalët e mira për Reds.
“Kam kuptueshmëri fantastike me Kloppin. Më pëlqejnë personat aq të hapur. Kloppi më ka befasuar aq shumë, sa që them: ‘Dua të fitojë titullin për këtë njeri… dhe nëse vrazhdojmë kështu, çdo gjë është e mundur. Unë besoj”, ka shtuar Shaiqir. /Telegrafi/