Liverpooli ka siguruar një vend në finale të Ligës së Kampionëve.
The Reds kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Anfield Road kundër Barcelonës 4-0, gjegjësisht rezultati i përgjithshëm ishte 4-3.
Pas ndeshjes për televizionin e klubit të Liverpoolit ka folur edhe mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Xherdan Shaqiri.
“Është e vështirë të gjesh fjalë për një ndeshje të tillë. Jam jashtëzakonisht krenar me këtë ekip çfarë ka arritur. Ne nuk kishim një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, por ne besuam dhe luftuam shumë duke ngritur performancën e lojës sonë. Është e mahnitshme ajo që ndodhi këtu, jam i tronditur! Është e papërshkrueshme se çfarë kemi arritur”, tha futbollisti.
Një faktor vendimtar në rikthimin sensacional, Shaqa mendon se i sheh tifozët në Anfield Road, “Ne e dinim se ishim një fuqi në shtëpi. Tifozët tanë janë në gjendje të japin shpirtin dhe kjo na shtynë të luajmë edhe më mirë”.
“Ne duhet të shënonim gola – dhe e bëmë këtë. Siç thashë, është aq e vështirë që të gjesh fjalë për ta përshkruar. Mund të them vetëm se kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë. Kjo nuk ndodh çdo ditë”, përfundoi ai.
Se ishte në gjendje të kontribuonte për ekipin, natyrisht, e bën atë krenar “Nuk ishte e lehtë për mua në tre muajt e fundit. Unë nuk luaja aq shumë, por gjithmonë prisja shansin tim, stërvitja shumë. Ky është futbolli, ky është një klub i madh, ju duhet të sillni punën tuaj. Kjo është arsyeja pse kam bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon. Natyrisht nuk ishte e lehtë të luhej nga fillimi pas tre muajsh. Por unë e ndjeva dhe rezultoi me lojë të mirë në fushë”.
Ndryshe, Shaqiri gjatë karrierës së vetë njëherë e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve, atëbotë ishte lojtar i Bayern Munichut. /Telegrafi/