Telegrafi

Shaqiri heq flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë nga këpucët (Foto)

Xherdan Shaqiri mund të bëhet pjesë e një debati të ri lidhur me raportet e tij me kombin.

Në një foto të publikuar, në këpucët e tij shihet emrin i motrës së tij Medina, si dhe flamuri zviceran.

Kjo gjë ka nxitur reagime te tifozët disa nga të cilët kanë përkrahur e disa ishin kundër, pasi ishte hequr flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.

Më herët Shaqiri në këpucët e tij ka pasur tre flamujt, ndërkohë që nuk ka sqaruar ende se përse ka hequr flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, shkruan ‘albinfo.ch’.

Shaqiri nuk luajti në dy miqësoret e fundit të Zvicrës, si dhe ndaj Swanseas në Premier League për shkak të një dëmtimi.