Telegrafi

Shaqiri e Origi në vend të Salahut dhe Firminos

Liverpool duhet ta përmbysë rezultatin e Ligës së Kampionëve 3-0 kundër Barcelonës, por do të jetë pa Mohamed Salahin dhe Roberto Firminon.

Pas konfirmimit të Jurgen Kloppit se egjiptiani dhe braziliani janë jashtë skuadrës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, menaxheri i The Reds do të jetë i detyruar të bëjë zëvendësime.

Shqiptari Shaqiri pritet ta zëvendësojë në krahun e majtë Salahun gjersa në qendër të sulmit do të jetë belgu, Origi.

Lexo po ashtu Analizë dhe parashikim: Liverpool - Barcelona

Theksojmë se nga ana tjetër, Barcelona në këtë ndeshje do të jetë pa Ousmane Dembelen, pasi i është përsëritur lëndimi.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skaudrave do të zhvillohet në Anfield Road dhe pritet të startojë në ora 21:00. /Telegrafi/