Ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City vlerësohet të jetë favorit për të fituar titullin e Ligës Premier në sezonin 2022/23, pavarësisht se gjendet pesë pikë mbrapa Arsenalit momentalisht në tabelë.
Manchester City fitoi në ditën e fundit titullin e Ligës Premier në sezonin 2021/22, duke përfunduar një pikë përpara Liverpoolit.
Por, si janë shanset këtë sezon dhe cilat skuadra vlerësohen favorite për ta ngritur lartë titullin në Ligën Premier.
Sipas faqes së specializuar të analizave dhe statistikave Opta, “Qytetarët” janë përsëri pretenden kryesor për t’u shpallur kampion, edhe pse Arsenali është lider i kampionatit momenatalisht.
Ekipi i Pep Guardiolas është vlerësuar me 74.69 për qind shanse për ta mbrojtur titullin, duke lënë mbrapa Arsenalin.
Arsenali i Mikel Artetas thuhet se ka 22,95 për qind shanse për ta fituar trofeun, ndërsa Liverpooli është pretendenti i tretë me 1.36 shanse.
Pas tyre vijnë Newcastle Unitedi me 0,56 për qind shanse, Manchester Unitedi me 0,25 për qind, Tottenham Hotspur me 0.15 për qind dhe Chelsea me 0,04 për qind shanse. /Telegrafi/