Telegrafi

Shanset e 21 trajnerëve për të zëvendësuar Lampardin – nëse shkarkohet nga Chelsea

Frank Lampard nuk ka qenë kurrë më afër se aktualisht që të shkarkohet nga Chelsea.

Humbja 2-0 e The Blues në udhëtim te Leicesteri ën të martën mbrëma, ka bërë që trajneri anglez të ndihet i pasigurt rreth punës së tij në Stamford Bridge.

Lampard e ka pranuar pas takimit se e ardhmja nuk është më në duart e tij dhe se mund të shkarkohet.

Lexo po ashtu Lampard: E ardhmja ime është jashtë kontrollit

Që një kohë, Andriy Shevchenko është duke u parë si zëvendësues i anglezit, pasi sukseset e tij me kombëtaren e Ukrainës nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Tetë fitore në 19 ndeshje të luajtura kanë vënë nën presion Lampardin dhe ukrainasi është favoritë për të zëvendësuar atë.

Por, janë edhe 20 trajnerë të tjerë që lidhen me Chelsean, mirëpo shanset e tyre nuk janë më të mëdha se ato të Shevchenkos.

Më poshtë mund të shikoni emrat e trajnerëve që lidhen me skuadrën nga veriu i Londrës, por vetëm njëri mund të jetë aty:

Andriy Shevchenko 7/5

Max Allegri 7/2

Thomas Tuchel 5/1

Julian Nagelsmann 15/2

Brendan Rodgers 15/2

Ralf Rangnick 10/1

Didier Deschamps 12/1

Ralph Hasenhuttl 12/1

Claude Makelele 16/1

Rafa Benitez 20/1

Nuno Espírito Santo 25/1

 Zinedine Zidane 25/1

Dean Smith 33/1

Guus Hiddink 33/1

Jody Morris 33/1

Diego Simeone 33/1

Eddie Howe 33/1

Jose Mourinho 33/1

Avram Grant 33/1

John Terry 40/1

Marco Rose 40/1. /Telegrafi/