Sërish një shqiptare që fiton një garë bukurie e elegance. Në garën për Top Model të Gjermanisë “Top Model of Germany” që u mbajt në hotel “Diamonds” në Koln, e para doli biondina shqiptare, Shanila Ademi, shkruan express.de, transmeton albinfo.ch.
Shanila është 26 vjeçe, studion shkencat politike dhe është fanse e zjarrtë e klubit gjerman, Bayern Munich.
Ndërsa në vendin e tretë të kësaj gare është po ashtu një shqiptare! Fjala është për Albijona Muharremaj, vajzën 18-vjeçare, ish Miss “Kosova”. /Telegrafi/Albinfo/
Shanila Ademi
Albijona Muharremaj