Telegrafi

Shala i Nismës ende i papërcaktuar nëse do ta votojë Qeverinë Hoti

Foto: Arkiv

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala nuk deklaroi nëse do të votojë pro apo kundër Qeverise Hoti.

Ai në një përgjigje të shkurt për Telegrafin tha “Ta kqyrim seancën njëherë, mandej kqyri”.

Ndërkaq, Shala aktualisht është prezent në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e re.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti gjatë fjalimit të tij para deputetëve tha se prioritet do të jetë lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.

Lexo po ashtu E gjitha që ndodhi në seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Kurse, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë Hoti ka thënë se LDK-ja ka më shumë se 63 vota.

Lexo po ashtu Kadriaj: Të gjithë deputetët e AAK-së do ta votojnë Qeverinë Hoti

Në këtë fillim të seancës për votimin e Qeverisë Hoti asnjë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është në sallën e Kuvendit. /Telegrafi/