Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ia ka kujtuar kandidatit për kryeministër të VV’së, Albin Kurtit, se në kohën kur Kosovës iu propozua Pakoja e Ahtisarit, njerëzit u vranë në rrugë.
Kurti dhe subjekti politik i tij, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtuan Pakon e Ahtisarit, pako e cila me pikat e saj solli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.
“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, është shprehur Shala, në T7.
Tutje, ai foli edhe programin e VV-së dhe profilin ideologjik të kreun e këtij subjekti politik.
“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program”, është Shala.
“Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV-ja nuk ka pasur program kurrë”, shtoi Shala.