Telegrafi

Shala: Cak i sulmeve të mundshme ishin edhe liderët politikë

Kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala ka thënë se nga sot institucionet e sigurisë në Kosovës janë kthyer në gjendje normale.

Shala ka treguar se sa i përket një sulmi të mundshëm terrorist, situata ishte serioze.

“Sot e kemi pasur ftesën e Komisionit ku ka ardhur të raportojë drejtori i AKI-së. Ka qenë raportim i rregullt, krahas bisedave tjera është folur edhe për sigurinë e vendit”.

“Sipas informacioneve, ka pasur indikacione se mund të ketë sulme terroriste dhe për këtë ka pasur ngritje të sigurisë”.

“Nga sot institucionet e sigurisë janë kthyer në gjendje normale, por kjo nuk nënkupton se ata do të flenë, por se do ta përcjellin sërish situatën në vend”.

Shala që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për faktin se a janë të rrezikuar liderët politikë të Kosovës nga ndonjë sulm i mundshëm.

“Ka qenë ndër pyetjet e gazetarëve se a janë të rrezikuar liderët tonë, ata që kanë qenë të përmendur në media, janë sërish të rrezikuar nga këto organizata”.

“Targeti i sulmeve të liderëve kanë qenë i mëhershëm, siç ka qenë rasti me “Syrin e Popullit”.

“Një ndër ta ka qenë edhe lideri i NISMA-s për Kosovë, Fatmir Limaj. Policia është duke e përcjellë, kjo ka qenë masë e përcaktuar nga Policia”.

Ai ka thënë po ashtu se krerët institucional janë të rrezikuar në të gjitha vendet e botës, por se shkalla e rrezikimit të liderëve kosovarë nuk është shumë e madhe.