Site icon Telegrafi

Shakira po zhvendoset në një qytet të Amerikës pas ndarjes nga Gerard Pique

Foto: Instagram

Shakira ka qenë në procesin e ndarjes nga Gerard Pique duke qenë se i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh.

Megjithatë, ajo ka një lidhje të fortë me Barcelonën, këngëtarja ka familjen si dhe miqtë që e mbështesin dhe i kanë kërkuar të largohet nga Spanja dhe të kthehet në Florida.

Miami është “streha” e Shakiras, siç deklaroi miku i familjes dhe agjentja e pasurive të paluajtshme të Douglas Elliman, Ana Lourdes Martinez.

“Miami është shtëpia e saj”, tha gruaja për The Post, duke u shprehur më tej: “Prindërit e saj jetojnë këtu, vëllai i saj jeton këtu, mbesa dhe nipi i saj jetojnë këtu. Ajo nuk ka familje në Spanjë. Është një mjedis ndryshe nga Barcelona”.

Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Shakira, Pique ka nisur një lidhje të re me një studente 23-vjeçare që punon në kompaninë e tij

“Ka të bëjë gjithçka për fëmijët e tij. Fëmijët e saj janë para karrierës së saj. Familja e saj është e para. Nëna e saj është gjithmonë me të dhe Tonino gjithashtu”. tha Martinez.
Në vitin 2001, vendasja e Barranquilla bleu pronën ujore në North Bay Road për 3.4 milionë dollarë.

Shtëpia bashkëkohore është 8,078 metra katrorë dhe brenda ka 6 dhoma gjumi, 7 banja, një palestër me dysheme druri.

Në vitin 2013, kur lindi djali i saj Milan, Shakira u përpoq ta shiste pronën, fillimisht duke e dhënë me qira për 45 mijë dollarë në muaj dhe më pas në shitje për vetëm 13 milionë dollarë. Dy vjet më vonë kostoja u rrit në 13.9 milionë dollarë.

Në shkurt të vitit të kaluar, përsëri e nxori shtëpinë në shitje për 15.9 milionë dollarë përpara se ta çmontonte atë gjashtë muaj më vonë. Shtëpia ka mbetur jashtë tregut që atëherë.
Sipas Page Six, në kulmin e pandemisë, kur çmimet po rriteshin në qiell në Miami, Shakiras iu ofrua “pesë ose gjashtë milionë mbi çmimin e kërkuar”, por nuk pranoi. Ajo nuk donte të shiste, shpjegon Martinez.

“Pas kësaj, gjithçka ndodhi”, thotë gruaja, duke iu referuar problemeve të Shakiras me Pique dhe polemikës për evazion fiskal. “Ky ka qenë plani i Zotit, i thashë që kjo është shtëpia e saj”, shton ajo.

“Ndihem keq për atë që i ndodhi me partnerin e saj, por kjo është jeta”, tha Martinez. “Në Miami, ajo mund të vazhdojë jetën e saj”, vuri në dukje Martinez. /Telegrafi/

Exit mobile version