Shakira mezi ka dalë nga lajmet së fundmi, qoftë për lidhjen e saj dhe divorcin nga Gerard Pique, thashethemet për afera të supozuara dhe tekstet e këngëve të saj.
Megjithatë, ylli kolumbian tani është kritikuar se nuk ka bërë asgjë kur një pjesëtar i sigurimit kapi nga qafa një fans që donte t’i afrohej.
Sipas raporteve të marra nga programi i Amerikës Latine “Sientese quien pueda”, një incident ka ndodhur së fundmi në një hotel në Miami gjatë Javës së Muzikës Latine 2023, ku përfshihet një fans i Shakiras dhe një nga rojet e sigurisë përgjegjëse për mbrojtjen e këngëtares së famshme kolumbiane.
Shakira, e njohur për statusin e saj si yll ndërkombëtar, është shpesh nën vëmendjen e vazhdueshme të mediave dhe është objekt admirimi nga fansat e saj pasionantë, shkruan Marca.
Kjo do të thotë se siguria e saj personale është prioriteti kryesor në çdo ngjarje apo paraqitje publike.
Me këtë rast, teksa Shakira po dilte pas një interviste, një fans tentoi t’i afrohej, me sa duket i emocionuar për mundësinë e takimit me këngëtaren.
Megjithatë, sipas pamjeve të siguruara nga programi, një roje sigurie ka ndërhyrë në mënyrë agresive dhe, në vend që të siguronte largimin e sigurt të fansit, ai u shfaq duke sulmuar individin në fjalë.
Incidenti ka ngritur shqetësime për trajtimin e sigurisë në eventet ku Shakira performon.
Ndonëse është e kuptueshme që merren masa për sigurinë e artistit, reagimi i rojës në këtë skenar ka ngritur pikëpyetje nëse ai ka kaluar kufijtë e tij profesionalë dhe nëse forca e përdorur ishte e justifikueshme.
Madje, kolumbianja ishte viktimë e kritikave, pasi shumë njerëz konsiderojnë se këngëtarja duhet të kishte bërë diçka për fansin e sulmuar, edhe pse nuk dihet nëse ajo e kuptoi se çfarë kishte ndodhur në rrjedhën e ngjarjeve. /Telegrafi/