Telegrafi

Shakira krenare me Pique: Të gjithë mund të llogaritin në ty sa herë që kanë nevojë

(Foto: Twitter/DontWaitUp)

Ylli i muzikës pop, Shakira, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të shprehur krenarinë për burrin e saj, Gerard Pique, i cili vendosi ta zvogëlonte pagën duke ia mundësuar Barcelonës që t’i regjistronte lojtarët e rinj.

Mesazhi i ngrohtë i këngëtares kolumbiane vjen pas sakrificës financiare që bëri bashkëshorti i saj duke u bërë kështu futbollisti më i dashur i tifozëve katalunas brenda dhe jashtë fushës.

Shakira e publikoi një fotografi të qendërmbrojtësit në Instagram, në të cilën ai festonte golin e tij, të shoqëruar me mesazhin e saj me dashuri.

“Shumë krenare me ty Gerard Pique! Skuadra jote, klubi yt, por edhe ne, familja jote, gjithmonë mund të llogaritim në ty sa herë që kemi nevojë për ty!”, ka shkruar Shakira.

Lexo po ashtu Rey Manaj regjistrohet në ekipin e parë të Barcës së bashku me Depay e Garcia – e gjitha falë Pique

Këngëtarja dhe 34-vjeçari aktualisht janë larg njëri tjetrit, pasi ajo ndodhet në pushim me dy djemtë e tyre, kurse Pique ka qëndruar në Barcelonë, pasi tashmë ka filluar sezoni. /Telegrafi/