Telegrafi

Shakira dhe Karol G thyejnë rekorde shikueshmërie me këngën e re “TQG”, në të cilën ‘thumbuan’ ish-partnerët e tyre

Pas suksesit mbarë botëror të këngës “TQG”, Shakira dhe Karol G, janë bërë artistet më të dëgjuara në botë.

Teksti i asaj kënge, për të cilin shumë pretendojnë se ishin mesazhe për partnerët e tyre: Gerard Pique dhe Anuel AA, u dëgjua 40 milionë herë vetëm në ditën e parë të publikimit.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, Karol bëri një postim në rrjete sociale për të falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Si filloi gjithçka, si po shkon?”, nisi postimi i yllit të famshëm nga Kolumbia.

Lexo po ashtu Në intervistën e re, Shakira flet për ndarjen nga Pique dhe për Clara Chian: Në ferr është i rezervuar një vend për gratë që nuk mbështetin gratë e tjera

“Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment. Këngën time të parë globale po e ndaj me të, Shakiran, dhe ajo e di se sa e lumtur ndihem. TQG e para. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë e pafund”, vazhdoi ajo.

Ky postim në Instagram për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e 3.5 milionë pëlqimeve.

Sa i përket platformës YouTube, kjo këngë ka kaluar shifrën e 150 milionë klikimeve për pak ditë. /Telegrafi/