Dy yjet e muzikës botërore, Shakira dhe Jennifer Lopez, do të interpretojnë në edicionin e radhës të Super Bowl – bën të ditur BBC.
NFL ka konfirmuar se këngëtarja kolumbiane dhe ajo amerikane do të shfaqen në skenë më 2 shkurt 2020 në stadiumin Hard Rock në Miami, ndërsa për produksionin do të kujdeset kompania Roc Nation, të cilën e ka themeluar Jay Z.
Të dyja këngëtaret janë në skenën e muzikës pop që nga vitet e nëntëdhjeta, ndërsa deri më tani kanë publikuar një sërë hitesh edhe në gjuhën angleze edhe në atë spanjolle, duke i kryesuar listat botërore.
Ato me shumë krenari i kanë njoftuar fansat e tyre përmes rrjeteve sociale për pjesëmarrjen në Super Bowl.
Ndryshe, Shakira është një prej yjeve më të mëdha latino-amerikane, ndërsa J.Lo krahas të qenit këngëtare, është edhe aktore shumë e suksesshme. /Telegrafi/