Shakhtar Donetsk e ka shkarkuar trajnerin e tyre, Patrick van Leeuëen, pas vetëm 12 ndeshjesh në krye të ekipit dhe vetëm një javë para ndeshjes së tyre të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.
Skuadra ukrainase emëroi një nga legjendat e tyre, Darijo Srna, për të marrë drejtimin si trajner i përkohshëm.
Diçka që vlen të përmendet është se kjo është përvoja e tij e parë si trajner kryesor dhe ai është i gatshëm të bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër pesë herë kampionëve të këtij kompeticioni Barcelonës.
Barcelona është një kundërshtarët i njohur për kroatin i cili mbahet mend për një përleshje që ka pasur me Messin në kohën kur dy ekipet u përballën më herët me njëra-tjetrën.
Në vitin 2009, fati kryqëzoi rrugën e tij me katalanasit gjatë finales së Superkupës së Evropës ku pikërisht aty u përlesh me argjentinasin.
Pavarësisht kësaj historie, Srna pati një mundësi për t’u bashkuar me blaugranasit në vitin 2016, kur Luis Enrique ishte në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.
Megjithatë, kroati e hodhi poshtë ofertën e tyre, duke përmendur dashurinë e tij të thellë për Shakhtarin dhe synimin e tij për t’u pensionuar në Ukrainë si faktor kryesor./Telegrafi/