Telegrafi

Shakaja e Gjikos për shtatzëninë e Elitës, bëhet hit në rrjetet sociale

Elita Rudi, Gjiko (Foto: Instagram/elita.rudi/gjikotheflyboy)

Përveçse është një reper shumë i suksesshëm, Gjiko është i njohur edhe për anën e tij kreative dhe komike.

Një veprim të tillë, ai e ka bërë së fundmi duke e përfshirë edhe partneren e tij, Elita Rudi.

Reperi e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet Elita që duket ta ketë barkun e fryrë, që në fakt rezulton të jetë koka e Gjikos.

Të njëjtën video e ka publikuar në TikTok moderatorja e njohur me përshkrimin: “Fëmija nr. 2?” që ka nxitur dyshime te fansat e tyre.

Dy personalitetet e njohura të skenës shqiptare, tashmë janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar Zëri.

Lexo po ashtu Gjiko sjell pamje nga xhirimet e klipit të ri

Në ndërkohë, Asdren Gjikolli – emri i vërtetë i reperit, është pranë finalizimit të projektit të ri muzikor.

 

Kënga e re do të titullohet “Xhiro” dhe pritet të vijë për fansat e tij e shoqëruar me videoklip. /Telegrafi/