Përveçse është një reper shumë i suksesshëm, Gjiko është i njohur edhe për anën e tij kreative dhe komike.
Një veprim të tillë, ai e ka bërë së fundmi duke e përfshirë edhe partneren e tij, Elita Rudi.
Reperi e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet Elita që duket ta ketë barkun e fryrë, që në fakt rezulton të jetë koka e Gjikos.
Të njëjtën video e ka publikuar në TikTok moderatorja e njohur me përshkrimin: “Fëmija nr. 2?” që ka nxitur dyshime te fansat e tyre.
Dy personalitetet e njohura të skenës shqiptare, tashmë janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar Zëri.
Në ndërkohë, Asdren Gjikolli – emri i vërtetë i reperit, është pranë finalizimit të projektit të ri muzikor.
Kënga e re do të titullohet “Xhiro” dhe pritet të vijë për fansat e tij e shoqëruar me videoklip. /Telegrafi/