Zyrtari për komunikim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Admir Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për zgjedhjet e ardhshme kuvendare, si dhe përgatitjet në KSHZ.
Sa i përket listave zgjedhore, të cilat janë të papastruara, Shabani tha se në zgjedhjet parlamentare, nuk ka prova se ato ndikojnë në rezultate.
Ai tha se ajo që më shumë ndikon tek rezultati i zgjedhjeve, është dalja e votuesve, ndërsa shtoi se në ciklet e fundit zgjedhore, ka pasur dalje të ulët.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Admir Shabanin: