Në javën që po lëmë pas ‘Vëllai i Madh’ u ka dhënë një sfidë banorëve të Big Brother Vip Albania.
Ata duhej të organizonin një “Big Brother Talent Show” nën moderimin e Kiara Titos.
Ndërkohë, të tjerët duhej të ndaheshin nga dy persona të cilët kishin detyra të caktuara, këndim, vallëzim e shumë performanca të tjera.
Banorët votuan për Nita Latifin, si performancën më të mirë, por bonusi iu dha Oltës, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të bënte një telefonatë me djalin e saj të vogël.
Ata bënë një interpretim të shkëlqyer, e madje marrë parasysh fansat që Ejlli ka fituar nga ky program.
Konkurrentët nga ana tjetër kanë rënë dakord që bonusin për telefonatë t’ia dhurojnë Oltës për të biseduar me djalin e saj, meqë kishte kërkuar që një kohë dhe theksoi vazhdimisht se ka mall për të.
Në kuadër të kësaj, banorët fitues kanë mundësi të shfrytëzojnë disa gjëra të bukura. /Telegrafi/