Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë realizuar një sfidë në mënyrë që ta rrisin buxhetin e çmimit të madh.
Ata duhej të qëndronin në çift me vetëm një palë tuta sportive, të cilët u ndanë nga ‘Vëllai i Madh’.
Teksa po flisnin se si kaluan gjatë kësaj kohe, Santiana Maloku u shpreh e pakënaqur.
Ajo ka qenë çift me Linda Halimin, për të cilën tha se i ka shkuar shumë nerva.
“Linda ka folur palidhje gjatë tërë kohës dhe më ka shkuar nerva”, u shpreh ajo.
Lumbardhi në anën tjetër tha se ka kaluar tejet mirë me Albën, ndonëse raporti i tyre nuk ishte i tillë.
Të tjerët po ashtu treguan sfidat që hasën gjatë këtyre ditëve përmes kësaj loje. /Telegrafi/