Telegrafi

Sfida interesante zhvillohen në xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Takime interesante priten në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Trepça – Rahoveci është përsëritja e gjysmëfinales së Kupës, ku mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin. Ndërkohë, mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore e 20 humbje.

Takimi i dytë i së shtunës zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Kuqezinjtë synojnë “Play-off”-in dhe numërojnë tetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e parë me 17 fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja e vetme e ditës së diel është mes skuadrave prizrenase Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Takimi pritet të jetë interesant në derbin e qytetit. Ponte është në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, kurse Portokallezinjtë kanë dhjetë fitore e 13 humbje.

Ajka është për në fund. Derbi verdhezi zhvillohet të martën, ku përballën Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ylli ka 17 fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët kanë 16 fitore e shtatë humbje, andaj pritet një super përballje.   /Telegrafi/