Telegrafi

Sfida brenda ‘Derbit të Italisë’, Higuain apo Icardi

‘Derbi i Italisë’ për herë të parë në vitet e fundit e rikthen këtë epitet pasi Juventusi pret Interin më të fortë të kësaj dekade.  

Të shtunën në orën 20:45, në “Allianz Stadium” të Torinos, luhet një pjesë e titullit të Serie A, me ziklatrit që janë të vetmit të pamposhtur në 15 javët e para të kampionatit italian.

Por në sy bie edhe përballja mes dy sulmuesve, Gonzalo Higuainit dhe Mauro Icardit.

Që të dy argjentinas, në skuadra të ndryshme, por që janë rival për shumë gjëra.

Lexo po ashtu Allegri: Derbi ndaj Interit është ndeshje e vështirë, por nuk e vendos titullin - Buffon dhe Dybala mund të mungojnë

Këpuca e Artë në Itali, pastaj edhe një vend përkrah Lionel Messit në sulmin e Argjentinës në ‘Rusi 2018;.

Pikërisht dueli mes Gonzalo Higuainit dhe Mauro Icardit mund të jetë vendimtar në rezultatin final të ndeshjes.

Lexo po ashtu Spalletti: Shkojmë në Torino për të fituar, Allegrin do e merrja te Interi

Me statistika më mirë qëndron Higuain pasi në 156 ndeshje në Serie A, ai e ka gjetur portën 104 herë.

Në anën tjetër Mauro Icardi ka shënuar 97 gola në 171 ndeshje. /Telegrafi/

GONZALO HIGUAIN

156: ndeshje në Serinë A me Napolin dhe Juventusin

74: Janë ndeshje ku ka shënuar Higuain (47%)

104: Gola

MAURO ICARDI

171: Ndeshje në Serinë A me Sampdorian dhe Interin

68: Numri i ndeshjeve ku ka shënuar (39%)

97: Gola