Site icon Telegrafi

Sveçla dhe Krasniqi në Kuvend pas përplasjes së mbrëmshme

Pas përplasjes së mbrëmshme ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Xhelal Sveçla dhe deputetit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, deputeti i partisë së Kurtit duket i buzëqeshur.

Ai po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku shihet në mesin e kolegëve nga partia e tij.

Të mërkuren në mbrëmje pasi ka përfunduar emisioni Rubikon në KTV, janë përplasur fizikisht në mes vete deputeti Sfeçla dhe Krasniqi.

Lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, por ky  i fundit nuk ka dashur të komentojë ngjarjen.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë me të implikuarin Xhelal Sveçla dhe Frashër Krasniqin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndryshe, në sallën e Kuvendit ka ardhur edhe deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version