Site icon Telegrafi

Sezoni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës nis të premten, FFK zbulon orarin

Nesër (e premte) do të fillojë edhe zyrtarisht pjesa e dytë apo sezoni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas rreth dy muajve pushim, futbolli elitar i Kosovës do të rikthehet përsëri me pjesën e dytë të sezonit, ku zhvillohet xhiro e 19-të.

Xhiroja e 19-të ka në program dy ndeshje për t’u zhvilluar të premten, dy tjera të shtunën dhe një të hënën. E diela do të jetë pushim shkaku i zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Kosovës.

Të premten, Ballkani është nikoqir i Dukagjinit, teksa Drita e pret Malishevën në Gjilan.

Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka do të luajnë të shtunën, teksa ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet të jenën mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 12:00. /Telegrafi/

Exit mobile version