Site icon Telegrafi

Sezoni i ri për Orinda Hutën, në një vizion tjetër

Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta, prej disa vitesh autore dhe prezantuese e emisionit rinor “Next”, në Vizion Plus, nuk do të jetë më pjesë e këtij programi.

Në sezonin e ri, Orinda do të bëhet pjesë e emisionit të pasdites, së bashku me kolegen Anila Çela, e cila do t’i rikthehet ekranit pas lindjes së djalit të dytë.

“Vizioni i pasdites” në Vizion Plus, duke filluar nga shtatori do të prezantohet nga dy biondet bukuroshe, të cilat do t’i kenë të ndara rubrikat.

Kështu, Orinda, me një vision të ri në sezonin e ardhshëm, do të shkëmbehet me kolegun Klevis Saliaj, i cili do t’i rikthehet programit rinor “Next” si prezantues dhe si autor.

Exit mobile version