Site icon Telegrafi

Sezoni i baltës në Ukrainë po i lë tanket ruse të mbërthyera në baltë – për “t’u nxjerrë” më vonë nga fermerët ukrainas me traktorë

Rusët kanë një fjalë për periudhën midis dimrit dhe pranverës kur bora shkrihet dhe gjithçka kthehet në baltë.

“Rasputitsa” rrjedh nga rasputye, që është përkthyer si “kur rrugët ndalojnë së ekzistuari”.

E ukrainasit e quajnë “bezdorizhzhya” dhe këtë vit përkoi me agresionin rus, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Cilat armë janë dërguar në Ukrainë?

Kushtet me baltë, të cilat e bëjnë udhëtimin të vështirë ose të pamundur në rrugët e paasfaltuara, shkaktohen nga toka argjilore dhe kullimi i dobët dhe janë një fakt i jetës në Ukrainë, Bjellorusi dhe pjesë të Rusisë.

Një sezon i dytë me baltë vjen më vonë me shirat e dendur të vjeshtës.

Dhe ky sezon i baltës supozohet se ka pasur një efekt të rëndësishëm në agresionin rus, duke bërë që kolonat e kamionëve dhe automjeteve të blinduara të ngjiten në rrugët e asfaltuara.

Ata që kanë dalë jashtë rrugës shpesh ngecnin, në raste ekstreme tanket madje “fundoseshin” në baltë.

Lexo po ashtu Raportohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë – vijnë reagimet nga Britania e Madhe dhe SHBA

Si pasojë, këto probleme e detyruan ushtrinë ruse të braktiste shumë automjete, për t’u “nxjerrë nga balta” më vonë nga fermerët ukrainas me traktorë.

Madje, Ukraina tani pretendon se ka më shumë tanke sesa para fillimit të agresionit.

Por kjo nuk është diçka e panjohur për rusët.

Pikërisht kjo thuhet se ngadalësoi pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore andaj edhe planifikuan një goditje rrufe nëpër autostrada për në Kiev për të shmangur efektet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version