Telegrafi

Sevilla ul çmimin e mbrojtësit shumë të kërkuar, Jules Kounde

Klubi spanjoll, Sevilla dëshiron të sigurojë një shitje të madhe gjatë verës dhe emri më i përfolur është ai i qendërmbrojtësit Jules Kounde.

Kounde ka qenë padyshim njëri nga zbulimet më të mëdha në dy sezonet e fundit, pasi ka shkëlqyer me fanellën e Sevillës në La Liga dhe Evropë.

Paraqitjet e tij superiore në qendër të mbrojtjes dhe mosha e re kanë bërë që Kounde të jetë shumë i kërkuar nga klubet elitare evropiane.

Sipas mediumit El Gol Digital, Sevilla është e gatshme të ul në mënyrë dramatike çmimin e kërkuar për Kounde, për të siguruar fitime të mëdha nga mbrojtësi këtë verë.

Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë qenë në krye të ndjekjes për yllin e Francës U21, por u larguan nga vlerësimi i Sevillas prej 90 milionë eurosh.

Sidoqoftë, Sevilla tani është gati të shkurtojë këtë shifër në 60 milionë euro dhe kjo ka të ngjarë të ringjallë interesin nga dyshja angleze.

Edhe Paris Saint-Germain dhe Real Madridi gjithashtu janë të pritur të interesohen. /Telegrafi/