Site icon Telegrafi

Sevilla ua tregon klubeve të interesuara çmimin e mbrojtësit Kounde

Mbrojtësi francez, Jules Kounde po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane dhe tashmë Sevilla ka treguar çmimin për të cilin mund të transferohet lojtari.

Kounde ka befasuar të gjithë me nivelin e lartë të treguar në sezonin e fundit me Sevillan, duke bërë për vete shumë klube evropiane.

Ekipi i fundit që u interesua në transferimin e 22-vjeçarit është Chelsea, që flitej se do të ofronte një shifër rreth 60 milionë euro për të.

Lexo po ashtu Zouman plus para, Chelsea afër transferimit të Koundes

Megjithatë, Goal.com ka zbuluar se Sevilla po kërkon një marrëveshje me vlerë rreth 80 milionë euro për Kounde.

Vetëm ai klub që paguan këtë shifër do të lejohet ta largojë Kounden nga Ramon Sanchez Pizjuan.

Përveç Chelseat, lojtari pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Exit mobile version