Sevilla janë të gatshëm të blejnë sulmuesin e Arsenalit, Lucas Perez.
Sipas The Sun, 28-vjeçari që nga transferimi nga Deportivo La Coruna nuk po arrin të gjejë vend në formacionin startus nga Arsene Wenger.
Spanjolli ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat përfshin edhe het-trik në Ligën e Kampionëve, edhe pse vetëm në dy ndeshje në Ligën Premier i ka filluar nga minuta e parë.
Duke parë formën e mirë në ata pak minuta që ka Sevilla e dëshiron ata gjatë verës në Ramon Sanchez Pizjuan.
Skuadra e drejtuar nga Jorge Sampaoli është e gatshme të ofrojë 17.1 milionë funte. /Telegrafi/