Sevilla ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin uruguaian të Manchester Unitedit, Edinson Cavani .
Sulmuesi uruguaian me përvojë të madhe mund të largohet nga Unitedi pas Vitit të Ri, pasi e ka gjetur të kufizuar kohën e lojës që nga nënshkrimi i Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, klubet e interesuara për të nuk mungojnë dhe tashmë më së shumti oferta vijnë nga La Liga.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Sevilla është vënë seriozisht në garën për transferimin e Cavanit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Barcelona ishte gjithashtu e lidhur me Cavanin këtë javë, por ato thashetheme duket se janë ftohur tashmë.
Cavani ka vetëm edhe gjashtë muaj në kontratën e tij me klubin nga Old Trafford, por Unitedi si duket do të pranojë largimin e tij para kohe. /Telegrafi/