Oferta e parë e Chelseat për Jules Kounde prej 50 milionë euro, plus pesë milionë euro në bonuse – u refuzua nga drejtuesit e klubit andaluzian, megjithëse ishte vetëm hapi i parë në një operacion që nuk duhet të zgjasë shumë për t’u zgjidhur.
Sevilla kërkon që çështja të zgjidhet sa më shpejt për të kaluar në marrëveshjet e tjera që Monchi i ka vendosur në pritje.
Është e qartë se Sevilla dëshiron të marrë sa më shumë para që të jetë e mundur, megjithëse nuk dëshiron të ketë një luftë të gjithanshme ofertash që do të zgjaste shitjen e Kounde për disa javë të tjera.
Ajo që ata shpresojnë është një lëvizje nga Barcelona, një klub që ka mbyllur çdo transferim që ata kanë dashur në këtë afat kalimtar.
Për të mos përmendur PSG-në , një nga klubet kyçe në këtë çështje.
Një treshe gjigantësh të futbollit evropian po konkurrojnë për ‘xhevahirin’ e Sevillas, me shifrën prej 65 milionë eurosh që do të ishte e pranueshme.
Chelsea ka ecur përpara, ndërsa ofertuesit e tjerë janë prapa dhe duhet të nxitojnë. /Telegrafi/