Jules Kounde ka refuzuar transferimin te Barcelona në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi francez është njëri nga më të mirët në Evropë në pozitën që luan dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Gjatë afatit kalimtar të janarit ka qenë Barcelona që ka tentuar transferimin e tij, por pa sukses.
Katalunasit kanë ofruar 50 milionë euro, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga Sevilla, për faktin se Kounde dëshiron të transferohet në Ligën Premier.
23-vjeçari ka një marrëveshje me Chelsean dhe pritet që në verë t’i bashkohet Chelseat.
Për të njëjtën arsyeje Sevilla dhe Kounde kishin refuzuar edhe një ofertë tjetër nga Tottenham gjatë janarit.
Chelsea pritet të rikthehet në garë për lojtarin dhe sipas mediave spanjolle transferimi i tij në Stamford Bridges është thuajse punë e kryer.
Kampioni në fuqi i Evropës pritet të shpenzojë 55 milionë euro plus pesë milionë euro të tjera në formë bonuse për t’i marrë shërbimet e Koundes. /Telegrafi/