Telegrafi

Setien pas eliminimit nga Bilbao: Gjithçka shkoi mirë përveç rezultatit

Quique Setien ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij, por jo edhe me rezultatin në humbjen 1-0 të Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos.

Barcelona luajti më mirë gjatë gjithë ndeshjes në San Mames, por u ndëshkua në minutat shtesë nga vendasit, të cilët kaluan në gjysmëfinale të Copa del Rey.

“Rezultati është gjithmonë më i rëndësishmi, por janë edhe ndjesitë. Ekipi ka treguar një nivel shumë të mirë dhe unë mendoj se ka qenë superior”, ka thënë fillimisht Setien pas humbjes.

Lexo po ashtu Barcelona “dënohet” në minutat shtesë nga Bilbao, baskët kalojnë në gjysmëfinale të Copa del Rey

“Nuk është e lehtë të kontrollosh lojën ndaj Bilbaos. Mendoj se Ter Stegen nuk ka bërë asnjë pritje në të gjithë ndeshjen. Në pjesën e dytë ne kemi gjeneruar katër ose pesë raste shumë të pastra dhe goli i tyre ka ardhur tek ne në një kohë kur ka pasur reagim”.

“E gjithë pjesa e dytë e lojës ka qenë ashtu si kemi dashur”.

Setien ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij, por jo edhe rezultatin

“Gjithçka shkoi mirë përveç rezultatit. Është e trishtueshme që u eliminuam, por unë mendoj se kemi bërë një hap përpara në atë që duhet të përmirësojmë”.

“Unë do të mbaj shumë më tepër gjëra sesa rezultati në një lojë shumë të ndërlikuar dhe të vështirë”.

“Nuk e kam parë qartë situatën e De Jong. Nga sa më është thënë: ishte një penallti e pastër, por nuk do të flas për gjyqtarin”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/